Chelsea mposhti Aston Villan, ndalet Unitedi

16 tetor 2022 | 17:21

E diela në Premier League ka sjellur disa përballje interesante.Chelsea ka mundur 0-2 Aston Villan në Birmingham.

Një gabim foshnjarak i mbrojtjes vendase i kushton shumë atyre në minutën e gjashtë, pasi Mount ndodhet në zonë dhe përfiton, duke u dhënë avantazhin Bluve të Londrës.

Ekipi i Gerarrd nuk do kishte shënjestrën e duhur për të barazuar, pas disa rastesh radhazi.

Të besuarit e Tuchel sigurojnë 3 pikët në minutën e 65-të, falë Mason Mount që tashmë me një goditje kirugjikale nga distanca realizon një gol mjaft të bukur.

Armando Broja u aktivizua vetëm në minutën e 90-të, duke mos pasur mundësi kështu të bënte diçka në këtë takim.

Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në shtëpi ndaj Newcastle. Edhe pse në fushë ishin më të mirët, Ronaldo me shokë nuk arrijnë të fitojnë dot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 02:25 të mëngjesit, policia e stacionit në…