Chelsea refuzon ofertën e Bayernit për Mudrykin  

14 shkurt 2024 | 16:15

Mykhaylo Mudryk nuk po i përmbush pritshmëritë te Chelsea. Lojtari i lindur në vitin 2001 ishte një investim për të ardhmen nga blutë e Londrës, të cilët paguan në total 100 milionë euro për ukrainasin.

E ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje dhe Pochettino duket se nuk është aq i kënaqur me paraqitjet e tij.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, në janar Bayern Munchen kishte menduar që në fund të muajit t’i kërkonte anglezëve ukrainasin në huazim, por negociatat nuk ishin asnjëherë të avancuara sepse Chelsea, për faktin që shpenzoi shumë për të, e refuzuan menjëherë ofertën e bavarezëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) janë bërë tri vjet nga fitorja e…