Chiellini: Kean, shpresë e futbollit italian

04 prill 2019 | 13:31

Talenti i Juventusit, Moise Kean, po bën disa ndeshje shumë të mira dhe trajneri Allegri i ka besuar shumë minuta 19-vjeçarit në ndeshjet e fundit.

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka mbrojtur talentin Kane nga kritikat e shumta që ky i fundit mori dhe për faqen zyrtare të Juventusit, deklaroi: “Nga fusha e lojës nuk e dallova qartë se çfarë ndodhi, por pas ndeshjes pashë përsëritjet dhe Kean nuk bëri asnjë gjë të gabuar. Pas paraqitjes që ai bëri, duhet ta shohim si një shpresë të madhe për futbollin italian, bashkë me Zaniolon, Chiesan dhe Barrelan. E vetmja gjë që Kean bëri gabim është simulimi, por është i ri dhe do të mësojë nga dita në ditë. Ai është një djalosh shumë pozitiv dhe nuk i meriton aspak kritikat”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…