Chiellini konfirmon largimin nga Juventusi

12 maj 2022 | 11:46

Mbrojtësi Giorgio Chiellini ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra e Juventusit në fund të këtij edicioni.

Zyrtarizimin për largim nga “Zonja e Vjetër” mbrojtësi italian do të bëjë zyrtar të hënën, por ka premtuar se do të jetë një tifoz i madh i kësaj skuadre në të ardhmen.

“Kemi pasur këto 10 vite të mrekullueshme, është në dorën e djemve të vazhdojmë tani. Bëra gjithçka që munda, shpresoj se kam lënë diçka. Të hënën do t’i them lamtumirë stadiumit tim të Juventusit. Është zgjedhja ime 100 për qind, jam i lumtur që largohem në një nivel kaq të lartë, sepse për shumë vite kam thënë se nuk doja të mbaroja vështirësitë dhe të mos isha në gjendje të luaja në nivelin tim. Kam dhënë gjithçka, së shpejti do të jem tifozi më i madh i Juventusit nga jashtë. Pas kaq shumë vitesh brenda këtij klubi, nuk mund ta heqësh atë”, ka thënë Chiellini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezoluta për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës nuk ka kaluar…