Chiellini pensionohet zyrtarisht nga futbolli aktiv

13 dhjetor 2023 | 15:09

Futbollisti italian, Giorgio Chiellini ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar. Chiellini i dha lamtumirën futbollit pasi pak ditë më parë me Los Angelesin u mposht në finalen e “play-off”-it të MLS nga Columbus (1-2).

“Ishe udhëtimi më i bukur dhe më intensiv në jetën time. Ti ishe gjithçka për mua. Kam kaluar një udhëtim unik dhe të paharrueshëm me ju. Ka ardhur koha për të filluar një kapitull të ri, për t’u përballur me sfida të reja dhe për të shkruar faqe të rëndësishme dhe emocionuese të jetës”, ka shkruar Chiellini në rrjetet sociale.

Përpara Los Angelosit, Chiellini ka luajtur për Fiorentinën, Juventusin, Livornon dhe Romën. Ai kaloi nëpër të gjitha përzgjedhjet e të rinjve të Italisë dhe luajti për ekipin A të Azzurrëve nga viti 2004 deri në vitin 2022.

Chiellini luajti 117 ndeshje për Italinë dhe shënoi tetë gola dhe me kombëtaren fitoi Kampionatin Evropian, i cili u mbajt në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas paraqitjeve shumë të suksesshme në garat evropiane, Komesari i…