Chievo e largon Hetemajn

28 korrik 2019 | 20:31

Mesfushori Përparim Hetemaj do të largohet nga Chievo pas tetë vjetësh, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga mediumet italiane. Mësohet se Chievo është e gatshme ta lirojë Hetemajn për 500 mijë euro dëmshpërblim, duke pasur parasysh se ai ka kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

32-vjeçari pritet që gjatë kësaj jave të transferohet te Brescia, ekip tek i cili luajti për një edicion (2010\11) dhe që është kthyer në Serie A.

Ndërkohë, Chievo në edicionin e ri do të luajë në Serie B. Hetemaj ka 239 paraqitje me Chievon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli francez, Franck Ribery e ka refuzuar ofertën nga skuadra…