Cikalleshi ka probleme me Konyasporin, ja ku mund të transferohet

08 shkurt 2024 | 16:31

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi mund të ndërroj skuadër por jo edhe shtet. Cikalleshi mund të kalojë tek skuadra e Rizesporit, pas problemeve tek ekipi aktual, Konyaspor.

Vonesa e rrogave dhe ankesa e tij kanë bërë që klubi ta pezulloj përkohësisht, por tashmë, kavajasi është kthyer në formacion, mirëpo duken qartazi mosmarrëveshjet me klubin. Nëse transferimi do të realizohet, Rizespor do të ishte ekipi u gjashtë turk në karrierën e “veteranit kuqezi”.

Pos Konyasporit, Cikalleshi ka luajtur edhe tek Akhisarspor, İstanbul Başakşehir, Ankaraspor e Göztepe.

Këtë edicion, futbollisti shqiptar ka shënuar 8 gola e ka bërë 4 asistime në 20 ndeshje duke qenë padyshim ndër më të mirët në skuadër dhe në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka arritur të votohet në Kuvendin e Kosovës formimi…