Cilat janë 10 gjërat e përfunduara këtë javë në kryeqytet?

09 shtator 2022 | 15:34

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka paraqitur top 10 gjërat e përfunduara gjatë kësaj jave që po e lëmë pas në Komunën e Prishtinës.

  1. Dërguam buxhetin 2023 për thirrjen e mbledhjes së 7-të të Kuvendit Komunal më 19 shtator nga ora 10:00. Pas 5 dëgjimeve buxhetore, shumë punë e mësime. Kemi më shumë ide e projekte sesa buxhet, gjithsesi kemi rritje të mirë në prioritete.
  2. Finalizuam punëtorinë e fundit për propozim rregulloren e gastronomisë që e trajton zhurmën dhe orarin. Do ti vendosim 1,000 pajisje MadeInKosova për matjen e zhurmës së shkaktuar nga kafeteritë/baret në Kryeqytet nga janari 2023. Brenda ditësh fillojmë me diskutime publike.
  3. Rregulluam dëmet e shkaktuara nga rreshjet e shiut në fshatin Sharban 24h pas vizitës për identifikim të dëmit.
  4. Instaluam njehsorë në lagjen Dardania ashtu që banorëve të ju mundësohet kalimi nga faturimi për ngrohje sipas hapësirës në faturim në bazë të konsumit.
  5. Dorëzuam aplikacionin tek Europe Goes Local për mbështetje në përpilimin e strategjisë për rini. Plani i veprimit rinor lokal i fundit kishte skaduar në 2015. Shumë mbështetje me vizion për rini me strategjinë e re. Së shpejti fillojmë diskutimet publike për gjithpërfshirje.
  6. Dorëzuam listat e fëmijëve nga skema e ndihmës sociale të cilët do të përfitojnë mësimin falas të gjuhëve të huaja në New Age School.
  7. Hapëm dyert të edicionit të 12-të të EtnoFest në fshatin Kukaj – përplot instalacione, performanca e diskutime mbi aspekte të etnografisë shqiptare.
  8. Dorëzuam detyrën projektuese për fillimin e dizajnimit dhe ndërtimit të pikave informative turistike në Kryeqytet, stacion të autobusëve dhe aeroport.
  9. Hapëm një fushë sportive dhe kënd të lojërave për fëmijë në lagjen Kalabria.
  10. Mbajtëm diskutim publik në parkun e Taukbahqes për transformimin e një pjesë në fushë të mini golfit me drunj të rinj përreth.

Krenare me ekipin! Fundjavë të mbarë Prishtinë ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Ziadin Selës në Kosovë, Doarsa Kica Xhelili, pas…