CILI ËSHTË ROLI I MINISTRISË SË DIASPORËS, Z. MAJKO?!

03 mars 2019 | 18:06

(Dy fjalë për Samitin e II të Diasporës)

Arif Molliqi-Hamburg

Kur u krijuan dy ministritë e diasporës, ajo e Qeverisë se Kosovës dhe e Qeverisë së Shqipërisë, menduam se tashmë shumë gjëra që kanë të bej me mërgatën shqiptare do të kanalizohen si duhet, sepse, nga viti 1990 e deri në vitin 2000, shumë kërkesa të diasporës shqiptare artikuloheshin përmes klubeve dhe shoqatave kulturore shqiptare. Bile kishte klube që luanin rolin e shtetit në miniaturë në bisedime më organet e shtetit ku jetonin. Kështu gjatë kësaj kohe shumë kërkesa të mërgimtarëve shqiptarë realizoheshin përmes klubeve sepse, fatkeqësisht Shqipëria n´atë periudhë nuk interesohej.
Pas çlirimit të Kosovës, e sidomos pas shpalljes së Pavarësisë, Gjermanet i ndaluan bisedat me klube për ato çështje që janë në kompetenca të qeverisë, me arsyetim se tashmë Kosova e ka Qeverinë, i ka institucionet të cilat duhet të interesohen për nevojat dhe fatin e mërgimtarëve të vet…
Dhe, sot pas kaq vitesh çlirimi dhe krijimi të Qeverisë, e sidomos të krijimit të Ministrisë së Diasporës së Shqipërisë, a ndryshoj gjë? A po zgjidhen ato probleme që ka diaspora shqiptare?
Jo, asnjë.

As Ministria e Diasporës se Kosovës, e as e Shqipërisë nuk bëri asgjë.
Derisa ajo e Kosovës ka punë më të “mençëm”, të gjuaj me armë ahengjeve e mos të merret më një varg probleme që i kanë mërgimtarët shqiptare. Ministria e Diasporës së Shqipërisë ka marrë rrol tjetër, të organizoj “Samit -mbledhje apo kuvend të diasporës, ku do të defilojnë me sfilatat e tyre Pandeli Majko, Edi Rama, Hashim Thaqi, Enver Hoxha, Ali Ahmeti, e tjerë. Këta modelistë, më ngjyra e pa ngjyra, në fjalimet e tyre në Samit, nuk e thanë asnjë fjalë se sa janë marrë me problemet e mërgimtarëve. Cilat janë problemet e mërgimtarëve, që duhet interesuar Ministria e Diasporës?! Ata më shumë folën për dashurinë e tyre mes veti, folën për tema e probleme politike ndërpartiake brenda për brenda vetës, folën për inatet që kanë mes vete. Asnjëri nga oratorët zevzek nuk foli për probleme që ballafaqohet mërgimtari i ynë në vende ku jetojnë dhe punon.
E di se ata mund të thonë se mërgata i ka punët mirë. Ata e kanë për detyrë të sjellin para në atdhe, e asgjë tjetër. Ky është mentaliteti i politikanëve tanë prej varrmihësit, që më shumë interesohet t´ju hap varre për së gjalli mërgimtarëve shqiptarë që janë të shpërndarë nëpër botë.

Ministria e Diasporës në vend të samitit, do të ishte më mirë sikur:
1. Të angazhohej për ta zyrtarizuar gjuhen shqipe nëpër shkollat ku ka nxënës shqiptar në Diasporë, ashtu siç veprojnë shtetet fqinjë-komshi(?!) si qeveria e Turqisë, Kroacisë, Serbisë, Italisë, Spanjës, Portugalisë e tjera, që janë angazhuar që fëmijët e tyre në mërgim krahas gjuhës së shtetit ku jeton, ta mësojnë edhe gjuha amtare. (Në disa qytete të Gjermanisë, gjuhen shqipe është e lejuar në disa shkolla, e trashëguar nga kontrata të së kaluarës)
2. Ministria e Diasporës (e Kosovës) të zgjedh problemin e kartonit të gjelbër dhe ta njihet patentë shoferi i Kosovës.
3. Të dy Ministritë të zyrtarizojnë njohjen e diplomave të cilitdo rang shkollimi. 4. Të aktivizoj intelektual të suksesshëm të Diasporës në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë potenciale të na prezantojnë si qytetar të evropianizuar në fushën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Evropë dhe SHBA për ta bërë më të besueshëm shërbimin diplomatik nga qeveritë e vendeve pritëse.
5. Që kthimi i mërgimtarëve në vendlindje të jetë sa më i lehtë, e jo nga kufiri i parë e deri në kufirin e shtetit të vet, të konsiderohen si qytetar të rendit të dytë, të përbuzën, injorohen, gjobitën vetëm pse janë qytetar të Kosovës apo Shqipërisë…
6.. Ministria t´ua mundësoj afaristëve dhe biznesmenëve nga diaspora kushte që të investojnë sa më shumë në vendin e vet…
Dhe, ti zoti Majko, në vend që të merresh më këto probleme, organizon Samit ku (“Harxhimi i 66 milionë lekë (të reja) nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për këtë aktivitet 3-ditor, duket e tepërt, jo normale për një shtet me 1001 probleme ekonomike, ku shumë familje shqiptare vuajnë mungesën e bukës për fëmijët dhe do të ishte cinike dhe kriminale që unë apo shumë të tjerë të vijmë dhe kapardisemi nëpër tribuna dhe ekrane….” (Bujar Llapaj-Kanadë), promovon politikan që shqiptarët po i dërgojnë drejtë asimilimit total.

Merru me problemet tona Z. Majko, lëri ti sfilatat e dështakëve politikanëve nëpër tepihun e kuq të Samitit që mundohen të marrin rrolin e “shpëtimtarit të kombit”. Ndryshe, ç´na duhet organizimi i Samit të tillë pa bërë asnjë punë konkrete, a vetëm sa për t´u takuar dhe dalë në fotografi që pastaj ato fotografi të hedhen në rrjete sociale si Fcb-ku.?!
Ndryshe, me çfarë suksesesh do të mburreni në Samit dhe pas tij?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit “Dardana” e Kamenicës ka filluar sezonin pranveror…