Çim Peka: VV po ia mundëson Serbisë dy armët historike kundër Kosovës – “Nuk janë shtetformues” dhe “T’i lërë pa aleatë”

12 maj 2026 | 15:22

Çim Peka, gazetari shqiptar që dikur përkrahte Albin Kurti, e ka kritikuar sërish liderin e VV-së.

Ai ka treguar se historikisht Serbia ka përdorur kundër Kosovës dy armë.

Sipas ajo, ajo vazhdimisht ka thënë se shqiptarë e Kosovës nuk kanë aftësi shtet-formuese dhe ka tentuar ta lë Kosovën pa aleatë.

Në profilin e tij në Facebook, Peka ka shkruar se VV-ja po ia mundëson Serbisë përdorimin e këtyre armeve kundër Kosovës.

“Dy arme ka perdore Serbia historikisht kunder Kosoves: – Nuk jane shtet formues -Ti lere pa aleate.
Te paren po ua mundeson partia fituese me pamundesine per te formuar institucionet dhe zgjedhjet e njepasnjeshme. Te dyten serish po ua mundeson partia fituese duke eleminuar te vetemen kandidate qe i kishte votat per presidente vetem e vetem se u be zeri dhe veshi i Donald Trump ne rajon. Vjosa Osmanin”, ka shkruar ai, duke treguar pse po e bën këtë.

“Sepse Vjosa nuk e ruajti apo mbrojti Kurtin por se Osmani mbrojti republiken nga Kurti. Dhe kete mund ta bente vetem si Presidente. Te tjerat jane llafe. Kurti duhet te jape nje pergjigje: Kur SHBA e Biden donte te shpallte te gjithe qeverine e Kosoves non grata, a ishte nderhyrja e Presidentes Osmani qe e parandaloi? Kaq per sot, neser nje tjeter pyetje!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte nga ora 20:00 zhvillohet një nga ndeshjet më të…