Cisterna iraniane ndryshon drejtimin

29 gusht 2019 | 16:20

Një cisternë e naftës me flamur iranian, e cila me javë të tëra po ndiqet nga Shtetet e Bashkuara në Detin Mesdhe, ka ndryshuar drejtimin nga destinacioni i saj në Turqi.

“Adrian Darya 1”, e njohur dikur si “Grace 1”, ishte konfiskuar në fillim të muajit korrik nga autoritetet e Gjibraltarit, me ndihmën e marinsave britanikë.

Ajo u ndalua nën dyshimin se po bënte bartjen e naftës së papërpunuar në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e Bashkimit Evropian.

Por, më 15 gusht, Gjibraltari e kishte liruar cisternën përkundër një kërkese amerikane për ta ndaluar transportuesin.

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një urdhër për sekuestrimin e cisternës me arsyetimin se ajo kishte lidhje me trupat e Gardës Revolucionare të Iranit, të cilën Uashingtoni e ka përcaktuar si një organizatë terroriste.

Pas lirimit nga ana e Gjibraltarit, cisterna ishte nisur drejt Greqisë, mirëpo autoritetet e Athinës, kanë thënë se nuk do ta ndihmojnë atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili ndaloi ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës për…