Çitaku, Daçiqit: Jam krenare për të kaluarën time si shqiptare e Kosovës

31 tetor 2019 | 23:23

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në seancën e KS të OKB-së ka provokuar ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.

Ai ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores Çitaku.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë.

“Ti ende je qytetare e Serbisë”, ka thënë Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadores Çitaku.

Çitaku ka thënë se është krenare për të kaluarën e saj si shqiptare e Kosovës.

“Jam krenare për të kaluarën time si shqiptare e Kosovës. Nuk jam e sigurt se kështu mund të thuhet për juve zoti Daçiq”, është shprehur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre operatorët shtetërore të telekomunikacionit në Kinë thanë ditën e…