Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura: Mos u bë lojë e Albin Kurtit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje Feride Rushitit që të tërhiqet nga kandidatura për presidente.
Ajo në një konferencë për medie ka kërkuar nga Rushiti që mos të bëhet lojë e Albin Kurtit.
“I bëjmë thirrje znj. Feride Rushiti të mos e huazoj emrin e saj për interesa ditore të Albin Kurtit”, ka deklaruar Çitaku.
Ajo ka thënë se Kushtetuta dhe ligjet nuk mund të interpretohen sipas interesave politike, duke paralajmëruar se veprimet e tilla rrezikojnë themelet e shtetit.
“Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja nuk mund të interpretohen sipas interesit ditor politik. Dhe kur një kryeministër, lider politik, zgjedh me vetëdije të plotë të shkelë Kushtetutën për pushtet të përkohshëm, ai bëhet rrezik edhe për vetë themelet e shtetit. Këto veprime janë sinjale të qarta se pushteti po vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjin. Dhe këtë nuk do ta lejojmë. Dhe këtë, së bashku me qytetarët e Kosovës, do ta ndalim .Stop dhunës politike në Kuvend”, ka thënë Çitaku.



