Çitaku ia kujton Kurtit një deklaratë: Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën

07 shtator 2022 | 08:25

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti kohën kur ai u kërkonte mësimdhënësve ta vazhdonin grevën.

Çitaku e ka publikuar në “Facebook” qëndrimin e Kurtit në vitin 2019 kur ishte në opozitë.

“Arkivi i lajmeve është kundërshtari më i madh i Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku.

Kurti në një postim në “Facebook” në janar të vitit 2019 thoshte se mësuesit duhet ta vazhdojnë grevën me kusht që të vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar.

“Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim”, kishte shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se…