Çitaku: LV-ja e pamundësoi zhvillimin e seancës, kjo është marrëzi

17 prill 2025 | 14:20

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në Kuvend, duke thënë se kjo parti e ka shndërruar skenën parlamentare në teatër partie, dhe se, Kuvendi i Kosovës sot është uzurpuar.

Çitaku ka shkruar se miratimi i raportit kërkon shumicën e thjeshtë e jo konsensus.

“Sot, Kuvendi i Republikës u uzurpua. LV-ja e shndërroi skenën parlamentare në teatër partie, duke pamundësuar zhvillimin e seancës sipas rregullores së punës. Rendi i ditës ishte i qartë: votimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Asnjë paqartësi, asnjë arsye për zvarritje. Për miratimin e këtij raporti kërkohet shumicë e thjeshtë, jo konsensus. Jo manovra politike. Jo skenarë të porositur nga lart. Por kryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për ‘konsultime’, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin. Kjo është jo vetëm shkelje e rregullores, por një dhunim i vullnetit demokratik dhe institucional. Kjo është marrëzi”, ka shruar Çitaku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha, deputet i AAK-së ka folur pas ndërprerjes së…