Çitaku: Mosshqyrtimi i aplikimit të Kosovës nga ana e KE-së shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë

14 janar 2023 | 11:05

Është rrëzuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër. Votimi është bërë nga ambasadorët e vendeve të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se mosshqyrtimi i sërishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.

“Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Mbledhja pritet…