Çitaku pas ftesave të fundit nga Specialja: UÇK-ja, faqja më e ndritur e historisë sonë

08 nëntor 2019 | 14:52

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pas ftesave të fundit nga Gjykata Speciale, në mesin e të cilave është edhe ajo për kryetarin e Kuvendit dhe të PDK-së, Kadri Veseli.

Çitaku duke iu referuar ftesës së Veselit nga Gjykata Speciale, ka thënë se UÇK-ja ënjtë faqja më e ndritur e historisë se vendit tonë.

“Nevoja për liri është shkalla më e lartë e vetëdijes. UÇK është faqja më e ndritur e historisë sonë të re. #KadriVeseli #UÇK #Kosova”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Përpos Veselit, ftesë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë ka pranuar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e kamerave të sigurisë tregoi se si pjesëtarë…