Çitaku: Rrëfimi për Adem Jasharin dhe familjen e tij do të tregohet dhe këndohet brez pas brezi

05 mars 2024 | 12:29

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka përkujtuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Ajo ka vlerësuar se rrëfimi për Adem Jasharin dhe familjen Jashari do të tregohet dhe këndohet brez pas brezi.

Çitaku ka shkruar në “Facebook” se ky rrëfim do të tregohet për sa të ketë Kosovë.

“Rrëfimi për Adem Jasharin dhe familjen Jashari ka me u tregu e me u këndu brez pas brezi. Për aq sa të ketë Kosovë! Faleminderit Komandant, përjetësisht. Bashkë me Rrokun e Arbërin”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka nuk merr asgjë si të mirëqenë pas përvojës…