Çitaku thotë se PDK nuk është e konformistëve

27 tetor 2022 | 08:14

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se për me qenë pjesë e PDK-së duhet të jesh në gjendje me imagjinu të pamundurën, teksa shton se “PDK nuk është e konformistëve“.

Ajo i ka ftuar të rinjtë t’i bashkohen kësaj partie.

“Për me qenë pjesë e PDK duhesh me pasë bindje. Duhesh me qenë në gjendje me e imagjinu të pamundurën. Duhesh me besu që bashkë mundemi me realizu aspirata të cilat për prindërit tanë kanë ekzistuar vetëm në imagjinatë”, ka shkruar në Facebook të enjten.

“PDK është e ëndërrimtarëve. PDK është e guximtarëve.  Nëse ke ëndërra, nëse ke guxim, PDK është e jotja aq sa është e imja. Bashkë mundemi”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e…