City bie në “Stamford Bridge”

08 dhjetor 20:40

Chelsea mposhti me rezultatin 2-0 Manchester Cityn në krye-ndeshjen e javës së 16 të kampionatit anglez, të zhvilluar në shtëpinë e londinezëve, “Stamford Bridge”.

Mesfushori francez Ngolo Kante në minutën e 45-të dhe mbrojtësi brazilian David Luiz, ishin autorët e golave për skuadrën e Sarrit në sfidën e sotme.

Vlen të theksohet se kjo ishte humbja e parë sezonale për Manchester City-n kampion në fuqi, që sot ka dorëzuar te Liverpooli edhe kryesimin e renditjes.

Nga ana tjetër, Sarri shijoi triumfin e parë personal përballë Guardiolës, ndërsa Chelsea u rikthye në vendin e tretë me 34 pikë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e shtrirjes dhe zgjerimit të Partisë Socialdemokrate gjithandej…