City fiton më përmbysje kundër Dortmundit

14 shtator 2022 | 23:10

Manchester City ka fituar me vështirësi kundër Borussia Dortmundit dhe atë falë goli të Haaland në minutat e fundit. Stones (80’) dhe Haaland (84’) shënuan për City, kurse për Dortmund Jude Bellingham. City kryeson në grupin G të Ligës së Kampionëve

Manchester Cityt i është dashtë fundi i ndeshjes për ta fituar ndeshjen kundër Borussia Dortmund.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte tepër e dobët, me Manchester City që nuk arriti asnjëherë ta rrezikojë portën e Dortmundit.

Përjashto posedimin, City nuk pati në këtë pjesë asnjë goditje në korniza të portës, derisa Dortmund pati një të tillë.

Marco Reus pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 52-të për Borussia Dortmund, por goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë duke mos arritur që ta konvertonte në gol këtë shanse.

Megjithatë, Borussia Dortmund do të shënonte katër minutave.

Jude Bellingham shënoi kundër kampionit anglez për ta zhbllokuar këtë sfidë në minutën e 57-të.

Deri në minutën e 80-të, Dortmund rezistoi shumë mirë por në këtë minutë Kevin de Bruyne do të asistonte për Jones Stones që shënoi gol të bukur me kokë.

E përmbysjen e rezultatit do ta bënte Erling Brout Haaland që shënoi një gol të bukur në minutën e 84-të të ndeshjes.

Ky gol rezultoi së është i fitores për City të cilët në dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve do të luajnë kundër Kopenhagen që barazoi me Sevillën sonte, kurse Dortmund do të luan kundër Sevillës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, sërish iu…