City interesohet për yllin e Milanit

07 shtator 2021 | 13:11

Klubi kampion i Premier Ligës, Manchester City po interesohet për yllin e Milanit, Theo Hernandez.

Theo Hernandez

“Calcio Mercato” raporton se klubi që drejtohet nga Pep Guardiola është duke e përgatitur ofertën për futbollistin francez, i cili në janar mund të transferohet në Angli. Për 23-vjeçarin me herët interesim ka treguar edhe PSG-ja, kurse kontrata e tij me kuqezinjtë italian është deri në vitin 2024.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa thuajse të gjithë kanë nisur punën, Luana Vjollca ka…