City kërkon yllin e Napolit

18 janar 2023 | 13:18

Napoli në verën e ardhshme mund të humbasë yllin e saj, Khvicha Kvaratskhelia. Talenti gjeorgjian që po mahnit Italinë është në fokusin e kampionëve në fuqi të Anglisë, Manchester City.

“Qytetarët” janë bindur për 21-vjeçarin jo vetëm nga paraqitjet e tij në Serie A, por më së shumti nga ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve teksa ndihmoi të kaltrit për të marrë vendin e parë në grup duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime.

Napoli nuk do ta lëshonte kurrë pa përfituar të paktën 80 milionë euro, aq më tepër që lojtari është nën kontratë me italianët deri në vitin 2027.

Nga ana tjetër, gjeorgjiani ndjehet i lumtur edhe për faktin që në Napoli futbolli përjetohet shumë pasi atij i pëlqen një ndjesi e tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjegj Dedaj, ka thënë se…