City lehtësisht fiton ndaj Huddersfieldit

07 janar 2024 | 17:46

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Huddersfield Town, me shifrat 5-0, duke kaluar kështu në kuadër të raundit të katërt në FA Cup.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Phil Foden, në minutën e 33’, teksa vetëm katër minuta më vonë Julian Alvarez e realizoi golin e dytë, për epërsinë prej dy golave në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Oscar Bobb e trefishoi epërsinë e Qytetarëve, me një gol në minutën e 58’. Për golin e katërt u përkujdes Phil Foden, në minutën e 65’, pas një asistimi nga Mateo Kovaçiq.

Goli i pestë ishte art në veti, me Kevin de Bruyne që asistoi Jeremy Dokun, në minutën e 74’. De Bruyne u rikthye sot në fushë pas lëndimit të rëndë që pësoi në gushtin e vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ua ka uruar besimtarëve ortodoksë…