City me fitore minimale rikthen kreun në Premier Ligë

28 prill 2019 | 17:06

Manchester City është kthyer në vendin e parë të Premier Ligë pas fitores së ngushtë 1-0 të marrë në fushën e Burnleyt.

Pavarësisht dominimit të ndeshjes dhe rasteve të shumta të krijuara, lojtarët e drejtuar nga Pep Guardiola e kanë pasur të vështirë të kalojnë mbrojtjen e Burnleyt dhe portierin Heaton. Në fakt, City ka pasur nevojë për ndihmën e teknologjisë për të siguruar fitoren. Gjuajtja e Sergio Agueros në minutën e 63-të u duke se u largua nga një prej mbrojtësve në momentin e fundit, por teknologjia ka konfirmuar se topi kishte kaluar vijën.

Ka qenë një fitore e rëndësishme për Cityn, që kryeson renditjen me një pikë avantazh ndaj Liverpoolit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i Premier Ligë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandant brigadës “Agim Ramadani” në Koshare dhe ministri i Mbrojtjes,…