City nuk e shet Sterlingun

26 nëntor 2021 | 17:16

Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, nuk do t’i bashkohet Barcelonës. Manchester City dhe trajneri Pep Guardiola janë kundër shitjes së Sterlingut, raporton “Daily Telegraph”.

Sterling ishte objektivi i madh i Xavit për ciklin e ri blaugrana, por City e ka gati një ofertë të rëndësishme për ta bindur anglezin që ta rinovojë kontratën.

Kontrata e Sterlingut, i cili ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 17 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, skadon në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27.11.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…