City nuk gabon ndaj Leicesterit, një fitore afër titullit

06 maj 2019 | 22:56

Një gol i Vincent Kompanys i ka mjaftuar Manchester Cityt të fitojë ndaj Leicesterit, 1 me 0, në xhiron e 37-të të Premier Ligës dhe për t’iu afruar titullit kampion edhe më shumë.

Belgu shënoi një supergol nga distanca për t’i dhënë fitoren e rëndësishme ekipit të Pep Guardiolas.

Me këtë fitore, City bën 95 pikë në pozitën e parë të tabelës, vetëm një më shumë se Liverpooli. Në xhiron e fundit, Cityt i duhet patjetër një fitore për të fituar titullin e kampionit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan ka fituar 2-1 ndaj Bolognas dhe mban gjallë shpresat…