City ofron 50 milionë euro për yllin e Milanit

04 qershor 2020 | 12:15

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duket se e dëshiron me çdo kusht në skuadër mesfushorin e Milanit, Ismail Benaser, madje për këtë është i gatshëm të paguajë klauzolën e afrikanit prej 50 milionë eurosh.

Lajmi në fjalë vjen nga Anglia, ndonëse nga Milano nuk konfirmojnë. 22-vjeçari algjerian u shpall lojtari më i mirë në Kupën e Afrikës dhe më pas kompletoi transferimin nga Empoli te Milani për shumën e 16 milionëve.

Guardiola po mendon që ta afrojë në “Etihad Stadium” Benaserin, edhe pse Cityt mund t’i konfirmohet nga KAS-i dënimi me 2 vite përjashtim nga Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistët pro-demokracisë dhe ata për të drejta të njeriut kanë…