City përmbysi Schalken

20 shkurt 2019 | 23:15

Në Gjermani është mbyllur ndeshja e çmendur mes Schalke 04 dhe Manchester Cityt, ku u shënuan plot pesë gola.

Sfida ka nisur e vrullshme, me “Citizens”, të cilët krijojnë raste dhe me vendasit nga Gelsenkirshen, të cilët mundohen të rezistojnë.

Pikërisht në minutën e 18-të, përpjekjet e Sitit u shpërblyen, teksa një gafë në mbrojtje e Shalkes, solli golin e parë të ndeshjes, me autor Sergio Agueron. Argjentinasi mori një pasim nga David Silva dhe me portën e boshatisur zhbllokoi rezultatin.

Gjithsesi, pavarësisht golit të pësuar, ekipi nga Gelsenkirshen ka reaguar menjëherë, ku në minutën e 38-të ka baraspeshuar shifrat me anë të Nabil Bentaleb. Ky i fundit shënoi nga pika e bardhë, teksa 11-metërshi u akordua pas konsultimit me sistemin VAR.

Pjesa e dytë, ishte akoma më e çmendur se ajo e para, teksa Siti mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Otamendit. Gjithsesi, ekipi i Guardiolës arriti të reagonte në mënyrë të pabesueshme edhe pse me një lojtar më pak, duke përmbysur gjithçka.

Fillimisht, ishte një perlë e Leroi Sane, i cili i shënoi ish-ekipit të tij, ndërsa në fund ishte radha e Rahim Stërling, i cili çmendi në festë ekipin e tij. Kështu, Siti hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit më tej.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid, pas shumë përpjekjesh dhe vuajtjesh, ka arritur të…