City-Real, formacionet e mundshme

17 prill 2024 | 12:44

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, e vlefshme kjo për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kaluar që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” prodhoi spektakël dhe plot gjashtë gola, ku Reali barazoi 3:3 me Cityn.

Fakt interesant është që vetëm një nga 13 pjesët e fundit të aksionit mes këtyre dy skuadrave nuk pa asnjë gol të shënuar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, City ka të gjithë lojtarët e gatshëm ndërsa te Reali mungojnë Alaba, Courtois dhe Tchouameni.

Formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Gvardiol; Silva, Rodri, De Bruyne; Foden, Haaland, Doku.

Real Madrid (4-3-1-2): Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja Krisa Caushi ka zbuluar detaje të reja për ish-çiftin,…