City rigjen fitoren ndaj Brightonit

21 tetor 2023 | 20:06

Manchester City rikthehet te fitorja, teksa në javën e 9 të Premier League triumfoi 2-1 ndaj Brighton, në një duel shumë interesant mes Guardiolës dhe De Zerbit.

Në minutën e 7-të, ku pas një aksioni perfekt të “qytetarëve”, “fantazisti” argjentinas, Julian Alvarez çon topin në rrjetën e portierit Steele. Pak minuta më vonë Erling Haaland përfiton nga një gabim në prapavijën e Brighton, për të çuar sërish topin në rrjetën e miqve.

Në pjesën e dytë erdhi dhe reagimi i skuadrës së teknikut De Zerbi, teksa pas një rrëmuje të krijuar në zonën e Manchester City, në minutën e 73’-të të sfidës, Ansu Fati, me një goditje potente mposht portierin Ortega, duke vendosur përfundimisht rezultatin, 2 me 1.

Manchester City ngjiten përkohësisht në vendin e parë të renditjes, me 21 pikë, 1 më shumë se Liverpool, Arsenal e Tottenham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…