City rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

04 dhjetor 2018 | 12:37

Një klub i madh mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, raporton “Football Leaks”. UEFA po përmbyll një hetim dhe mund të marrë masa drastike ndaj Manchester Cityt.

Gjithçka ka të bëjë me aspektin financiar dhe nëse gjenden prova të shkeljeve dhe anashkalim i rregullave të ‘fair-play’ financiar, atëherë qeveria e futbollit evropian mund të përjashtojë ekipin anglez nga çdo kompeticion europian, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Në vitin 2014 drejtuesit e Cityt kishin kryer manovra për të shmangur FFP (fair-play financiar), për të shmangur përjashtimin nga kupat evropiane. Rezultatet e hetimit do të dalin së shpejti dhe klubi e tifozët e “qytetarëve” do të marrin vesh masat e ndërmarra.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj,  ka pritur sot…