City shkatërroi Club Bruggen

19 tetor 2021 | 21:08

Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1 Club Brugge, në kuadër të raundit të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Joao Cancelo në minutën e 30-të, teksa e dyfishoi dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë, Riyad Mahrez, nga pika e bardhë. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, City shënoi edhe tre gola të tjerë, Kyle Walker në minutën e 53-të për 3-0, teksa golin e katërt, Cole Palmer në minutën e 67-të, Brugge e ngushtoi epërsinë me golin e nderit me Hans Vanaken, teksa golin e fundit në ndeshje e shënoi Riyad Mahrez në minutën e 84-të.

City pas kësaj fitoreje kalon momentalisht në vendin e parë me gjashtë pikë, teksa Brugge në pozitën e tretë me katër pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, pas…