City shkatërron Realin, kualifikohet në finale

17 maj 2023 | 22:53

Manchester City-Inter është finalja e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve dhe që do të luhet më 10 qershor në Stamboll. Skuadra e Pep Guardiolës ka shkatërruar Realin e Madridit (4-0) në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Etihad Stadium”.

Në minutën e 23-të do të vinte dhe golit për vendasit. Bernardo Silva shkëputet mjaft mirë në zonë dhe më një të majtë të fortë e dërgon në trekëndëshin e portës. City nuk u mjaftua me kaq dhe vijoi presionin ndaj Realit, duke gjetur dhe golin e dytë. “Etihad Stadium” shpërtheu festa në minutën e 37-të, me Bernardo Silvën, i cili edhe pse shtatshkurtër e ndjek mjaft mirë aksionin për ta dërguar topin në kuadrat me kokë.

Më pas në pjesën e dytë, skuadra angleze do të administronte rezultatin, por dhe do të realizonte dhe dy gola të tjerë. Në minutën e 76-të, pas zhvillimeve të një goditje dënimi, Akanji godet në zonë me kokë dhe më pas Militao e devijon topin në rrjetën e portës së tij.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Julian Alvarez tregon klasin e tij dhe pse pak minuta në fushë, duke shënuar golin e katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City në minutat shtesë e ka shënuar edhe golin…