City triumfon ndaj Aston Villas

21 prill 2021 | 23:22

24 sekonda mjaftuan që vinte goli i parë në sfidën Aston Villa-Manchester City, që përfundoi me fitoren 1-2 të skuadrës mike. Vendasit e nisën “zjarr” dhe kaluan në avantazh në minutën e parë falë  golit të John McGinn. Djemtë e Pep Guardiolës u zgjuan nga gjumi dhe përmbysën rezultatin që në fraksionin e parë të takimit.

Phil Foden finalizoi një aksion me kombinime të bukura në mesin e pjesës së parë, ndërsa tetë minuta më vonë realizoi me kokë spanjolli Rodri. “Cityzens” mbeten me dhjetë lojtarë në minutën e 44-t. Mbrojtësi John Stones kreu një fuall të rëndë dhe kryesori i ndeshjes i tregoi kartonin e kuq. Forcat në fushë u barazuan në minutën 57-të.

Matty Cash u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda tre minutave, kështu që edhe Aston Villa mbeti me dhjetë lojtarët. City menaxhoi avantazhin dhe e sheh veten në kuotën e 77 pikëve. 11 pikë më pak dhe një ndeshje më shumë numëron Manchester United, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe pesë javë kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur sot…