City u rikthehet fitoreve

19 dhjetor 2020 | 19:20

Manchester City reagoi pas dy barazimeve të fundit në kampionat. “Cityzens” fituan 0-1 jashtë fushe ndaj Southamton, një kundërshtar i fortë që vinte nga tre rezultate pozitive radhazi.

Goli i fitores u realizua në minutën e 16-të, Rahem Sterling shfrytëzoi një asist të De Bruyne nga krahu i djathtë dhe mposhti portierin vendas.

Rastet nuk munguan nga të dy skuadrat, por pa ia dalë të çojnë topin në rrjetë. Takimi u mbyll me suksesin minimal të djemve të Pep Guardiolës.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Manchester City në vend të pestë të Premier League me 23 pikë, tetë më pak se Liverpool i vendit të parë (kampionët kanë luajtur një ndeshje më shumë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Ballkanit, që udhëtojnë nga Evropa Perëndimore, drejt vendit…