ÇKA ËSHTË ANTISHQIPTARIZMI SOT NË KOSOVË?

13 maj 2026 | 15:17

Shkruan: Bedri Halimi

1.
Mjerisht në mesin e shqiptarëve në Kosovë, ka njerëz, që ulërijnë si bishat e qartura kundër njerëzve që janë në Hagë;
Që ulërijnë si monstrumë kundër pjestarëve të UÇK-së.

2.
Ky soj njerëzish, në fakt janë njerëz, që nuk kanë sakrifikuar asgjë për çeshtjen kombëtare;
Që nuk kanë qenë të denjë të kyqen kur ishte koha në luftën për çlirim;
Njerëz që kanë qenë me gjithë familje, të dëgjueshëm, para pushteve antishqiptare;
Njerëz që i japin vetës të drejtë të flasin për gjëra kurrë nuk i kanë ditur e as nuk i dinë.
Për gjëra që kurrë nuk kanë lexuar e as nuk lexojnë.

3.
Këto i bëjnë për ta plotësuar:
zbraztësinë mendore,
zbraztësinë morale,
zbraztësinë shpirtërore,
zbraztësinë kombëtare.

4.
Për këtë logjikë vlen ajo thënia: “një gjarpër që nuk më zë mua, rroftë njëmijë vjet”.
Por tashmë lufta ka ndodhur.
Lufta është zhvilluar, ashtu si është zhvilluar, me të mirat e të metat e saj.
Me veprimet e gabimet e mundshme.

5.
Pra, këta që i kanë rrezitur bythët nëpër plazhe edhe në kohë lufte, e që sot kritikojnë:
a kanë qenë të kyqur në UÇK?
A ka qenë ndonjë antarë i familjes së tyre në UÇK?

6
Për këtë logjikë të këtyre kritizerëve: edhe njëmijë vjet Zoti ymër sikur tu kishe dhënë këtyre, edhe njëmijë vjet Serbia këmbëkryq do të ishte në Kosovë.

7.
Prandaj u dasht të bëhej “bam” nga dikush.
Dhe ndodhi lufta.
Ashtu si ndodhi.
Dhe livadhi u kosit.
U kosit me argat natyrisht, me ndihmën e faktorëve ndërkombëtar.

8.
Për logjikën e pritjes, kurrë argatët nuk do të kishin ardhur, e më së paku të kositnin.
U desh pra me ja nis ma së pari vet, me ato kosa që i kishin, të ndryshkura, të mprehta, gjysëm të mprehta…

10.
Kjo sepse nga qielli liria nuk vinte, sepse asnjë populli nuk i ka ra në pjatë liria nga qielli.
Nga qielli, as kokrra gruri nuk binte, sepse asnjëherë nuk ka ra askund në botë.
Nga qielli bie shi, borë, breshër.
Për tu bë gruri, duhet lavruar ara, plehëruar, mbjellë, vllaçitur, korrur, shirë…
Gruri bëhet kështu gjithkund në botë, apo jo?

11.
Prandaj, kush e kërkon dënimin e atyre që janë në Hagë?
Cila është dëshira e Serbisë për gjykimin e atyre që janë në Hagë?
Cili është dallimi i dëshirës së këtyre që i urrejnë ata që janë në Hagë dhe Serbisë?
Cili ishte kontributi i Serbisë për mbledhjen e “dëshmive” për ata që janë në Hagë?
Cili ishte kontributi i disa shqiptarëve për ata që janë në Hagë?

12.
Një fjalë e urtë serbe thotë: “Ko kosi, i ko vodu nosi” (kush kosit dhe kush banë ujë, demek për ata që po kositin).
Dhe në këtë drejtim, ka edhe shqiptarë që kanë bartur ujë, jo pak, për mullirin e Serbisë.
Dhe disa po vazhdojnë të bajnë akoma.
Disa me vetëdije, e disa pa vetëdije.
Po rezultati po del njejtë.
Uji po shkon në mullirin e Serbisë.

13.
E në këtë valle, me të madhe, me njerëz të vet, shqiptarë e joshqpitarë, fshehur e hapur, është kyqur edhe Serbia.
Si mund të kometohet fakti se numri i dëshmitarëve nga radhët e shqiptarëve, për ata që janë në Hagë, është shumë më i madh se numri i dëshmitarëve shqiptarë në procesin e Millosheviqit?

14.
Kur mungesa e dijes dhe mungesa e ndërgjegjes bashkohën bashkë, rezultati del: mohimi i çdo gjëje. Madje këta që kanë padituri me shumicë, dhe nuk kanë fare ndërgjegje, i japin vetës të drejtë të gjykojnë edhe për NASA-n, se a janë duke i bërë hulumtimet mirë në hapësirë, e lëre më për UÇK-në.

15.
Cili është koncepti i trushpërlarëve për okupimin?
A i ka penguar okupimi dje, ata që thonë sot: “Hajna”, e epitete tjera, deri edhe “tradhëtar” për njerëzit që sakrifikuan?
Çka është tradhëtia për këtë mëndësi feudale?

16.
Cili është koncepti i këtyre trutredhurve për çlirimin?
A e kanë ndjerë okupimin si çlirim, apo nuk dinë ta bëjnë dallimin mes çlirimit e okupimit?
Apo, për këtë mendësi nuk ishim as të okupuar nga Serbia?

17.
Këta janë vazalët e çdo kohe.
Jeniçerët e çdo kohe.
Këta janë trimat e këngëve patriotike me çifteli.

18.
Këta janë trimat që i vendosin kapuçat e bardhë në kokë, sa për të dalë në fotografi.
Por edhe për tu shitur patriot në opinion.
Dhe sa më i bardhë kapuçi te këta sharës, (dmth kapuçi sa ma pa djers, për shkak të mospunës së tyre), aq më e madhe tradhëtia, zbrazëtia, formalizmi, lavdia e rreme.

19.
Këta janë vetëm një kokërr arre pa thelb brenda.
Këta mohojnë çdo gjë.
Këta i gjejnë behone të gjithëve: që nga Skenderbeu e deri te Adem Jashari.

20.
Këta monstrumë, të gjithë patriotët i bëjnë tradhëtar.
Edhe të gjithë tradhtarët i bëjnë patriotë.
Sepse duan të jenë ndryshe.
I takojnë kësaj sorte.

21.
Shkëlqimi i njerëzve me ndërgjegje ua vret sytë.
Prandaj duan ta baltosin çdo njeri me ndërgjegje të pastër.
Ata duan që ndërgjegja e tyre të shkelqej me çdo kusht sipas mendësisë së tyre.
Dhe vërtet u shkelqen kjo ndërgjegje e tyre, por u shkëlqen zi; errët; si veladonët e prifrinjve.

22.
Kështu e kanë zemrën kjo kategori njerëzish.
Këta nuk janë besimtarë, kanë mungesë të madhe besimi, por shtiren besimtarë të mëdhenj.
Këta kanë tepricë të muslimanizmit, tepricë të kristianizmit (varësisht si deklarohen) në dukje, që e përdorin si reklamë.
Dhe si të tillë shtiren superbesimtar.
Këta, me pas mundësi e mashtrojnë edhe Zotin.
Shyqyr që se kanë këtë dhunti.

23.
Por nuk e mendojnë një gjë, që një fjalë latine thotë: “çdo punë që ta bësh, bëre me mend, dhe mendoje fundin”.
Këta fundin nuk e mendojnë kurrë.
E fundi i tyre është zero me gjufka.

24.
Këta njerëz bëjnë jetë insekti, pavarësisht se jetojnë më gjatë se insektet, dhe pavarësisht se sa shumë para e pasuri mund të kenë.

25.
Ata nuk kanë zemër njeriu, në fakt kanë zemër të prishur;
Ata nuk kanë vetëdije;
Ata nuk kanë ndërgjegje.
Në fakt e kanë ndërgjegjen e ndryshkur, të sëmurë, me njëmijë defekte.
Këta nuk dallojnë shumë nga logjika e egërsirave.

26.
Vërtet, ndryshe nga kjo logjikë e këtyre matrapazëve, trutharëve, dallkaukëve, kopukëve, mashtruesve, rrenagjinjve, hajnave, dembelave, çka dallon antishqiptarizmi nga këta?

27.
Për këtë logjikë: edhe çka duhet bërë;
edhe çka duhet menduar, vepruar e mosvepruar, për të qenë antishqiptarë?

28.
Dhe jo vetëm kaq!
Ka njerëz nga kjo logjikë, që si pasojë e të gjitha mangësive shpirtërore që kanë, (e ndokujt edhe për faktin se u ka ikur treni i njerëzores moti), këta janë të aftë të bëjnë çudira.
Dhe çudirat e tyre edhe Herostati do t’i kishte lakmi.
Këta siç thoshte Ukshin Hoti, e ndajnë qimen përgjysmë, për së gjati.
E nga kjo qime, këta nxjerrin dërrasa “fosne” 12-she!

29.
Dhe përsëri jo vetëm kaq!
Këta pos “fosneve” nga kjo qime, nxjerrin edhe dërrasa për ‘llamperi’, sa që me këto ‘llamperi’ i veshin muret e tërë Parlamentit të Kosovës.

30.
Vërtet, çka është antishqiptarizmi sot ndryshe në Kosovë?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi së…