Clevelandi ndal ‘hovin’ e Brooklynit, Clippersat marrin kreun

21 janar 2021 | 16:15

Ekipi i Cleveland Cavaliers mundi Brooklyn Nets, duke u ngjitur në vendin e tretë në Divizionin Qendror, në Konferencën e Lindjes.

Një ndeshje vërtet e madhe për Collin Sexton, që eklipsoi treshen e famshme të Brooklyn-it Durant–Irving–Harden, duke e mbyllur mbrëmjen me 42 pikë, 5 topa të rekuperuar dhe 5 asist në dicka më tepër se 38’ lojë, që qëndroi gjithsej në parket 22-vjecari nga Georgia. Franchide nga Ohio u shkëput deri në +14 në fundin e periodës së tretë, ndërsa në 12’ e katërt Cavaliers kryesuan 98-85.

Në Rocket Mortgage FieldHouse Nets barazuan shifrat 113-113 për të shtyrë takimin në kohën shtesë. Në overtime Brooklyn-i realizoi pesë pikët e para dhe më pas ekipi i drejtuar nga trajneri Steve Nash gjeti sërish epërsinë e 5 pikëve. Në këtë 5’ miqtë udhëhoqën nga fillimi në fund dhe Nets ishin vërtet shumë shumë pranë fitores, megjithatë vetëm 1,2” nga sirena Collin Sexton realizoi nga jashtë harkut, duke barazuar përsëri rezultatin në 127-127.

Takimi u shty për edhe 5’ të tjera, megjithatë në shtesën e dytë ndeshja nuk pati më histori, pasi vendasit u shkëputën që në start. Cleveland-i dominoi këtë fraksion të lojës duke fituar 20-8, për të mbyllur përfundimisht takimin me fitoren spektakolare 147-135. 42 pikët e shënuara nga Collin Sexton përbëjnë edhe rekordin personal në karrierën e 22-vjecarit nga Georgia, ndërkohë në krahun tjetër Kyrie Irving, Kevin Durant dhe James Harden luajtën për herë të parë bashkë në radhët e skuadrës së drejtuar nga trajneri i ri Steve Nash. Treshja e madhe e Nets është ndër më të paguarat në NBA dhe në fakt trio Durant – Irving – Harden qëndroi në parket për më tepër se 48’. Në fund KD e përfundoi takimin me 38 pikë e 12 rebound, megjithatë në fundin e shtesës së parë 32-vjeçari nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara shpërdoroi mundësinë për t’i dhënë fitoren Brooklyn-it, ndërsa Irving kontribuoi me 37 pikë, ndërkohë James Harden e mbylli ndeshjen me triple – double, 21 pikë, 10 topa të rekuperuar dhe 12 asistime.

Në konferencën e Lindjes Brooklyn Nets pozicionohen në vendin e pestë, me 9 fitore e 6 humbje, ndërsa Cleveland Cavaliers renditen në vendin e shtatë me 6 fitore e 7 humbje, por gjithsesi franchise nga Ohio ka edhe dy ndeshje më tepër për të rekuperuar. Philadelphia 76ers konfirmoi sërish formën shumë të mirë, teksa mposhti brenda në Wells Fargo Center ekipin e Boston Celtics. Franchise nga Pennsylvania rekuperoi disavantazhin e 9 pikëve që kishte në fundin e periodës së tretë, për të triumfuar me rezultatin 117-109. Humbja e dytë radhazi për Celtics, që të dielën në mbrëmje u mundën me plot 30 pikë diferencë brenda në Massachusetts nga Neë York Knicks, ndërsa për Phila-n kjo ishte fitorja e tretë në katër sfidat e fundit, në këtë fillim sezoni.

26-vjeçari nga Kameruni Joel Embiid ishte lojtari më i mirë i ndeshjes teksa e përfundoi takimin me 42 pikë e 10 rebound, sidoqoftë pavarësisht këtij suksesi në Divizionin e Atlantikut vazhdojnë të kryesojnë Celtics me 8 fitore e 4 humbje, ndërsa 76ers ndjekin me 9 fitore e 5 humbje.

Los Angeles Clippers përfituan nga humbja e Lakers për të marrë kryesimin në Konferencën e Perëndimit. Franchise kalifornian mundi në shtëpi ekipin e Sacramento Kings me rezultatin 115-96, ndeshje ku spikati Kaëhi Leonard me 32 pikë të shënuara në 35’ lojë. Falë këtij suksesi Clippers regjistruan për herë të parë në këtë sezon pesë fitore rresht dhe pas disfatës që pësuan kampionët në fuqi brenda në Staples Center me Golden State Warriors skuadra e drejtuar nga trajneri Tyronn Lue tashmë kryeson në Konferencën e Perëndimit me 11 fitore e 4 humbje.

Clippers dhe Lakers bëjnë pjesë në Divizionin e Paqësorit, sidoqoftë ndonëse kanë edhe ata 11 fitore e 4 humbje kampionët në fuqi renditen në vendin e dytë për shkak të bilancit negativ në përballjet ndërmjet tyre. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja ka arritur të marrë vëmendje me postimin e fundit.…