Clevelandi shkarkon trajnerin Tyronn Lue

29 tetor 2018 | 15:25

Cleveland Cavaliers e ka shkarkuar trajnerin Tyronn Lue dhe në vend të tij e kanë angazhuar asistentin Larry Drew. Bashkë me të është shkarkuar edhe asistenti tjetër Damon Jones.

Në mungesë të LeBron James, skuadra ka zhgënjyer në këtë fillimsezoni duke regjistruar gjashtë humbje rresht në NBA.Kjo i ka kushtuar me punë trajnerit, i cili është konsideruar si përgjegjës për paraqitjen e dobët të ekipit. Lue i drejtoi Cavaliersat drejt titullit të NBA në vitin 2016 që ishte edhe triumfi i parë që nga viti i largët 1964.Njëherësh vlen të theksohet se nën drejtimin e tij, Clevelandi arriti katër herë rresht në finale.

“E falënderojmë për mënyrat e shumta që ka kontribuuar për suksesin tonë, ia dëshirojmë të gjitha të mirat dhe ai gjithmonë do të mbahet mend për drejtimin e një ekipi shumë të veçantë të Cavs që e fitoi titullin në vitin 2016”, ka thënë menaxheri gjeneral, Koby Altman.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndotja e ajrit shkakton mbi 500 mijë vdekje të parakohshme…