Clippersat mposhtin kampionët e Golden State

11 janar 2018 | 14:06

Golden State pëson humbjen e 10-të sezonale në NBA, pas disfatës ndaj Clippers në derbin kalifornian. Skuadra nga Los Angeles fitoi 125-106, duke regjistruar fitoren e 20-të në kampionat, ndeshje e vendosur në periodën e 4-t në favor të Clippers.

U rikthyer në fushë Kevin Durant, që realizoi 40 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërkohë që munguan Curry e Thompson dhe kjo ndikoi në rezultatin final. Një ndeshje magjike për Lou Williams, që realizoi 50 pikë, duke i dhuruar fitoren ekipit të Clippers.

Rezultatet

Charlotte – Dallas             111-115
Indiana – Miami               106-114
Washington – Utah Jazz  104-107
Brooklyn – Detroit            80-114
New York – Chicago          119-122
Houston – Portland           121-112
Memphis – New Orleans  105-102
Milwaukee – Orlando        110-103
Minnesota – Oklahoma     104-88
Denver – Atlanta                 97-110
Golden State – Clippers     106-125

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me Presidentin Naser Rama dhe nënkryetarin e parë,…