Clippersat ngushtojnë diferencën e Phoenixit

25 qershor 2021 | 12:22

Në sfidën e tyre të parë në shtëpi në këto finale të Konferencës së NBA, Clippersat rihapin serinë në Perëndim, duke reduktuar në 2-1 rezultatin me Phoenixit falë suksesit 106-92 në “Staples Center”. Paraqitje e shkëlqyer në garën e tretë për Paol George, autor i 27 pikëve, 15 rikuperimeve dhe 8 asistimeve, i mbështetur edhe nga pjesa tjetër e skuadrës.

Rikthimi i Chris Paul, ndërkohë rastis me “knock-out”-in e parë të serisë për Suns që mposhten pas 9 fitoresh radhazi, në një mbrëmje ku ju shkoi keq me gjuajtjet në kosh. Duke qenë se ishin në disavantazh 2-0 në serinë e finaleve të Perëndimit, Clippersat e dinin se duhej të fitonin me çdo kusht, por të mos e lënë tu shpëtonte nga duart para kohe lufta për kualifikimin në finalet e NBA-s, dhe kështu bënë. Për skuadrën nga Los Angeles bëhet fjalë për suksesin e parë historik në një finale Konference. Në fillim të dy skuadrat bënë të tyren nga një periodë për kokë, pastaj Los Angelos Clippers bënë shkëputjen vendimtare në periodën e tretë që e fituan 34-21 dhe ku regjistruar edhe një rezultat të pjesshëm 21-3, ndërkohë që edhe reagimi i Suns me një 12-0 nuk ia doli të sillte ekuilibrin për miqtë.

Gjithçka në mbrëmjen e rikthimit të shumëpritur në parket të Chris Paul pas ndalesës së detyruar prej nëntë ditësh që u imponua nga protokolli anti-Covid. Plejmikeri me eksperiencë bëri detyrën e tij, duke realizuar 15 pikë dhe 12 asistime teksa arriti edhe kuotën e 1000 pasimeve vendimtare në karrierë, por ai që tradhtoi pritshmëritë ishte Devin Booker, që i kushtëzuar nga maska në fytyrë pas një përplasjeje në ndeshjen e parë, e mbylli me 15 pikë dhe një përqindje të varfër në realizim, vetëm 5/21 goditjet në fushë dhe vetëm 1/7 në tentativat për tre.

Nuk mjaftoi kështu as kontributi i Deandre Ayton, që bëri 18 pikë dhe 9 rikuperime. Clippersat ishin më të fortë se mungesa e Kawhi Leonard, dhe më konsekuentë gjatë një ndeshje gjithsesi të ekuilibruar dhe që u vendos nga të zotët e shtëpisë vetëm në periodën pas pushimit mes pjesëve.

MVP është Paul George, autor i 27 pikëve, 15 rikuperimeve dhe 8 asistimeve edhe pse nuk gjuajti shumë mirë nga fusha (9/26) por duke qenë shumë pranë perfeksionit në trepikësha ku realizoi 6/7 tentativa. Ishte i shkëlqyer edhe kontributi i Reggie Jackson, 23 pikë, 3 asistime dhe 2 rikuperime, një tjetër ndeshje e madhe për numrin një të Los Angeles.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intelektualët shqiptarë në Australi përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa…