Çmimet e konsumit pësojnë rënie të lehtë në shtator

11 tetor 2019 | 17:49

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1 për qind) në muajin shtator 2019.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1 për qind) në muajin shtator 2019, krahasuar me muajin gusht 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (-0.7 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (-0.9 për qind); pemë (-2.3 për qind); shërbime për transport (-3.6 për qind)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pushime të organizuara (-6.8 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK. “Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (0.6 për qind); kafe, çaj dhe kakao (1.4 për qind); veshje (0.9 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.2 për qind) – (ngritje e çmimit të drunjve të zjarrit), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (1.4 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit, e matur në muajin shtator 2019, me muajin shtator 2018 ishte 2.4 për qind. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (12.5 për qind); mish (3.2 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (1.5 për qind); vajra dhe yndyra (3.0 për qind); pemë (1.9 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.4 për qind); kafe, çaj dhe kakao (11.3 për qind); pije alkoolike (2.0 për qind); duhan (2.5 për qind); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (1.8 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0.8 për qind)-(ngritje e çmimit të drunjve të zjarrit); mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa dyshemeje të tjera (1.3 për qind); pajisje shtëpiake (2.5 për qind); qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3.8 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4.1 për qind); shërbime ambulantore (1.7 për qind); blerje e automjeteve (1.5 për qind); pushime të organizuara (5.9 për qind); shërbime për strehim (4.6 për qind); gjëra personale (3.2 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.6 për qind në IHÇK. “Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-3.2 për qind); shërbime për transport (-2.9 për qind)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3.3 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK”, është theksuar në njoftimin e ASK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.10.2019  Punime të domosdoshme për siguri të sistemit   Prishtina…