Çmimet e konsumit shënojnë rritje në muajin tetor

11 nëntor 2020 | 16:13

Në muajin tetor, çmimet e konsumit kanë shënuar një rritje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin paraprak. Kështu ka bërë me dije të mërkurën Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin më të ri të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

Kjo rritje e konsumit ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të qumështit djathit dhe vezëve (3.2 për qind ); vajra dhe yndyra (3.2 për qind ); perime (7.6 për qind ); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (2.5 për qind ), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimit është vërejtur te buka dhe drithërat (-0.3 për qind ); pemët (-7.5 për qind ); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-0.5 për qind ) – (rënie e lehtë e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin tetor 2020, me muajin tetor 2019 ishte -0.2 për qind.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej 0.2 për qind në tetor 2020, krahasuar me tetorin 2019, si pasojë e rënies së çmimeve të konsumit te pemët me 3.6 për qind ; qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (-4.3 për qind ); blerja e automjeteve (-1.8 për qind ); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-15 për qind ) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.4 për qind në IHÇK.

Ngritje e çmimeve vërehet në bukë dhe drithëra (2.3 për qind ); mish (1.3 për qind ); qumësht, djathë dhe vezë (2.2 për qind ); vajra dhe yndyra (3.4 për qind ); perime (6.7 për qind ); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3 për qind ); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2 për qind ); duhan (2 për qind ); produktet mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.3 për qind ); shërbime ambulatore (5.5 për qind ); shërbime hoteliere (1.8 për qind ); sigurime (19.7 për qind ) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve në vitin e kaluar), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë nivelizim…