Çmimet e konsumit u rritën për 6.3 për qind në prill të këtij viti

11 maj 2023 | 16:41

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin prill 2023.

Sipas këtij publikimi norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2023 me muajin prill 2022 ishte 6.3 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6.3 për qind në muajin prill 2023, krahasuar me muajin prill 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, etj. (18.7 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (17.3 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (16.6 për qind); prodhime ushqimore (13.9 për qind); shërbime për transport (13.4 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (12.8 për qind); mish (12.4 për qind); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (11.8 për qind); bukë dhe drithëra (11.7 për qind); peshq (10.0 për qind); kujdes personal (8.3 për qind); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (8.0 për qind); shërbime hoteliere (7.9 për qind); kafe, çaj dhe kakao (7.9 për qind); këpucë (7.8 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7.2 për qind); pije alkoolike (6.8 për qind); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.8 për qind); pemë (6.1 për qind); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.0 për qind); perime (5.1 për qind); duhan (5.0 për qind); blerje e automjeteve (3.2 për qind); rekreacion dhe kulturë (2.8 për qind); dhe veshje (1.9 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6.9 për qind”, ka njoftuar ASK-ja.

Ndërsa rënie e çmimeve, sipas ASK-së është është vërejtur te grupet dhe nëngrupet: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me -0.6 për qind, me një ndikim prej -0.6 për qind në IHÇK.

Në anën tjetër është thënë se inflacioni mujor i matur nga IHÇK-ja ishte 0.3 për qind në muajin prill 2023, krahasuar me muajin mars të këtij viti.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0.3 për qind në muajin prill 2023, krahasuar me muajin mars 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: pajisje telefonike dhe të telefaksit (27.2 për qind); shërbime për transport (5.6 për qind); veshje dhe këpucë (1.5 për qind); pije alkoolike (1.5 për qind); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2 për qind); dhe pemë (0.8 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind”, është thënë në në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së, rënie e çmimeve vërehet të grupet dhe nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë me -1.4 për qind, dhe perimet me -0.6 për qind, me një ndikim prej -0.1 për qind në IHÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikur të mos mjaftonte dështimi i Milanit në ndeshjen e…