Çmimet e larta të naftës shënojnë rekord që prej vitit 2014

08 maj 2018 | 10:53

Çmimet e naftës kanë arritur nivelet më të larta që prej nëntorit të vitit 2014, përderisa investitorët janë në pritje të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump se a do të tërhiqet apo jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Trumpi pritet që më vonë gjatë ditës të bëjë publik vendimin e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore, që është arritur më 2015 në mes të fuqive botërore dhe Iranit.

Frika se ShBA-ja mund të rivendosë sanksione ndaj Iranit, kanë bërë që çmimi bruto për një fuçi naftë të papërpunuar të jetë mbi 70 dollarë në tregun e Nju Jorkut, që është çmimi më i lartë që prej vitit 2014, raporton “Rel”.

Ndërsa në Londër, çmimi për një fuçi naftë ka arritur deri në 76.17 dollarë.

“Çmimi i naftës është rritur pas shqetësimeve se Trumpi mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që do të çonte në përkeqësimin e mëtejmë të situatës në Lindjen e Mesme. Po ashtu do të ndikonte në furnizmin me naftë nga prodhuesit iranian”, ka thënë Greg McKenna, hulumtues i tregut në “AxiTrader”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mekanizmat përgjegjës për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë,…