Comodita Home hap edhe dy pika të shitjes, në Prizren dhe Deçan

27 prill 2019 | 12:17

Rrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po zgjerohet edhe me dy dyqane të reja.

Sot, më 27 prill, në Abi Çarshia, Prizren dhe Viva Fresh Store në Deçan, Comodita Home hapë dyert për të gjithë klientët e saj me shumë zbritje në të gjitha kategoritë e produkteve, dhurata, shoqëruar edhe me ofertën ekskluzive 1+1 gratis në shumicën e produkteve.

Ju keni mundësinë të merrni dyshek Comodita Soft me 50% zbritje dhe të përfitoni dhuratë dyshek pikniku Guest Fold. Por jo vetëm. Me blerjen e produkteve nga kategori të ndryshme, ju gjithashtu përfitoni dhurata të ndryshme.

Nuk do të mungojnë ofertat me çmime atraktive në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorganë, jastëkë, sete çarçafësh, sete mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet.

Po ashtu në kategorinë e kuzhinës dhe aksesorëve, ju gjeni shumëllojshmëri produktesh që ofron Comodita Home me zbritje.

Për kënaqësinë e klientëve të saj, Comodita Home sjell edhe ofertën ekskluzive 1+1 Gratis.

Vizitoni dyqanet Comodita Home dhe kurseni duke shfrytëzuar zbritjet atraktive.

Por, kjo nuk është e tëra.

Më 27 prill, ju do të përfitoni shumë më tepër sepse Comodita Home ka befasi dhe oferta tjera për ju.

Përndryshe Comodita Home numëron 39 dyqane, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani…