Comodita Home organizoi ndarjen e 250 dhuratave të lojës së madhe shpërblyese

13 qershor 2019 | 13:14

Me rastin e 4-vjetorit të themelimit të saj, Comodita Home, në muajin mars hapi lojën e madhe shpërblyese. Në këtë lojë morën pjesë mijëra klientë besnikë të cilët bënë blerje në Comodita Home deri më 30 maj.

Më 6 qershor u tërhoqën 250 shpërblime në mënyrë transparente në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova duke u monitoruar nga komisioni mbikëqyrës. Këto shpërblime ishin produkte të ndryshme shtëpie nga të gjitha kategoritë si produkte gjumi, kuzhine dhe aksesorë. Disa prej fituesve madje morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve që u organizua në Fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës në Gjakovë.

Përveç shpërblimeve që morën, këta klientë vizituan ambientet e fabrikës duke parë nga afër procesin e prodhimit të shumë produkteve të gjumit që mund t’i gjejnë në dyqanet Comodita Home në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Ata u njoftuan me historikun e fabrikës dhe stafin mikpritës që çdo ditë punon për të sjellë në treg dyshekët, jastëkët e mbishtresat ‘Comodita’ si dhe drekuan në ambientet moderne të fabrikës.

Pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me pritjen dhe u shprehën të fascinuar me ambientet e teknologjinë moderne të prodhimit dhe mbarëvajtjen e procesit të punës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur Johnny Depp nuk i trembet vdekjes, pasi…