Conte e dëshiron Kanten në Tottenham

03 nëntor 2022 | 12:19

Mesfushori N’Golo Kante mund të transferohet në një skuadër tjetër angleze, pasi Tottenham Hotspur ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Lojtari i Chelsea është një nga emrat që është në listën e dëshirave të Antonio Conte. Trajneri i Tottenham Hotspur e vlerëson lart mesfushorin francez dhe ka interesim për një nënshkrim me të. Conte dëshiron ta transferojë Kanten si lojtar të lirë, gjatë merkatos së verës.

Ylli francez vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta te Chelsea, pasi vuan nga një lëndim. Kontrata e Kante te Chelsea skadon në fund të sezonit. Mbetet të shihet nëse lojtari do të rinovojë me ‘Blutë’ ose do të shqyrtojë opsionet tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me propozim të kryetarit të Gjykatës Komerciale të Kosovës, Këshilli…