Conte favorit për ta marrë drejtimin e Interit, Mourinho jashtë garës

11 prill 2019 | 15:12

Antonio Conte është gati ta marrë drejtimin e Interit, por vetëm me një kusht. Të bëhet trajneri më i paguar në Serinë A.

Ish-trajnerit të Chelseat i pëlqen ideja e kthimit në atdhe dhe në krye të stolit zikaltër. Sipas prestigjiozes “The Sun”, përtej këtij pëlqimi ai nuk dëshiron të kthehet për një pagë neto nën 9 milionë sterlina. Nëse Interi do ta pranonte këtë kusht, Conte do ta kalonte Allegrin (trajneri i Juventusit përfiton 6.5 milionë sterlina) si trajneri më i paguar në Itali. Për ta zëvendësuar Spallettin në sezonin e ardhshëm në skenë është edhe Mourinho.

Megjithatë, italiani pëlqehet shumë nga drejtori i përgjithshëm Marota, me të cilin Conte ka punuar për disa vjet te Juventusi. Portugezi ka kaluar në plan të dytë tashmë. Conte që nga fundi i sezonit të shkuar nuk drejton një skuadër dhe Interi shihet si mundësia më reale për 49-vjeçarin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britaniku Tyson Fury më në fund do të zbarkojë në…