Conte i zhgënjyer pas humbjes nga Dortmundi

06 nëntor 2019 | 13:37

Trajneri i Interit, Antonio Conte është i mërzitur për humbje që skuadra e tij e pësoi nga Borussia Dortmund (3-2).

“Ishte e njëjta gjë që na ndodhi ndaj Barcelonës. Në fakt, ishte më e keqe, sepse kishim avantazh të dyfishtë. Jam i zhgënjyer, por çfarë të them? Nuk më bëhet fare të flas për pjesën e dytë pasi ka shumë alibi dhe nuk dua të krijojë më tepër. Djemtë vetëm mund t’i falënderoj sepse dhanë gjithçka në një periudhë ku kemi pasur shumë ndeshje. Nuk më intereson për janarin apo shkurtin. Duhet ta kishim planifikuar më mirë këtë sezon. Kemi vërtetuar se mund të mposhtim këdo nëse jemi në formë”, ka thënë Conte.

“Më duhet të flas me lojtarët sepse me Sassuolon ishim 4-1 dhe ndeshja përfundoi 4-3. Ne jemi Interi, kështu që duhet të shohim veten tonë dhe të kuptojmë se kush jemi. Jam shumë i mërzitur sepse nuk mund të bëjmë më shumë se kjo. Kemi kapur limitin tonë”, ka deklaruar Conte.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokraci Plus (D +) ka mbajtur një tryezë diskutimi në…